KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tahiri pas përplasjes fizike në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Nuk do të lejojmë keqpërdorimin e pronave publike

Tahiri pas përplasjes fizike në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Nuk do të lejojmë keqpërdorimin e pronave publike

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka reaguar pas konfliktit fizik të ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, mes stafit të kryetarit të komunës, Faton Peci, dhe asamblistëve të PDK-së.

Tahiri ka fajësuar qeverisjen lokale për incidentin, duke e cilësuar atë si pasojë të arrogancës, papërgjegjësisë dhe mënyrës së keqe të qeverisjes në qytet.

Përmes një reagimi, ai ka pretenduar se pushteti lokal e ka shndërruar Kuvendin Komunal në një hapësirë provokimesh dhe përplasjesh fizike, ndërsa paralelisht, sipas tij, po zhvillohen pazare me pronat publike.

“Ky pushtet abuziv e ka shndërruar Kuvendin Komunal në arenë provokimesh e përplasjesh fizike, ndërkohë që në prapaskenë po bën pazare me pronat publike”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka paralajmëruar se PDK-ja nuk do të lejojë, siç është shprehur, keqpërdorimin e pasurisë publike të Mitrovicës për interesa politike, personale apo klienteliste.

“Nuk do ta lejojmë askënd t’i keqpërdorë pasuritë e Mitrovicës për interesa politike, personale apo klienteliste. Kushdo që tenton ta bëjë këtë, do të na ketë përballë! Pronën publike dhe interesin e qytetarëve do t’i mbrojmë në çdo mënyrë dhe me çdo kusht!”, ka deklaruar ai.

Konflikti fizik ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, ku janë përfshirë pjesëtarë të stafit të kryetarit Faton Peci dhe asamblistë të PDK-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.