Pas përplasjes së sotme në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, ka reaguar Arian Tahiri, i cili ka kritikuar ashpër qeverisjen komunale, duke e cilësuar atë si arrogante dhe të papërgjegjshme, raporton GazetaBlic.
Tahiri ka pretenduar se Kuvendi është shndërruar në arenë provokimesh dhe përplasjesh fizike, ndërsa ka ngritur akuza edhe për pazare me pronat publike.
Ai ka thënë se nuk do të lejojnë keqpërdorimin e pasurisë publike dhe se do ta mbrojnë interesin e qytetarëve.
Burimi: gazetablic.com ↗

