KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

VV e cilëson të papranueshme përplasjen fizike në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut

VV e cilëson të papranueshme përplasjen fizike në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut

Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut, Kushtrim Zeneli, e ka cilësuar të papranueshme përplasjen fizike në Kuvendin Komunal gjatë ditës së sotme, duke e vlerësuar si një mendësi të ulët dhe mendësi të dhunës.

“Një gjë dua ta theksoj se me i thënë dikujt “eja t’i sqarojmë hesapet jashtë” ose rrugës jashtë kuvendit me sulmu dikë ose me e prekur dikë me dorë, me shty, kjo është mendësi e ulët, kjo është mendësi e dhunës që nuk guxon të ndodhë brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, as brenda kuvendit të Mitrovicës. Ky rast që ka ndodh është rasti ndoshta i parë, uroj që të jetë rasti i fundit edhe mos të përsëritet më asnjëherë”, tha Zeneli.

Ai bëri të ditur se pas përplasjes, kanë pasur një takim mes kryesuesit të Kuvendit dhe shefave të grupeve të partive politike.

Sipas Zenelit, PDK-ja ka një sjellje të papranueshme që nga fillimi i legjislaturës, pasi asamblistët e saj vazhdojnë me ndërprerjen e fjalës.

“Ne pasi përfundoi edhe kjo eskalimi i situatës, kryesuesi i Kuvendit Safet Kamberi e thirri një takim me shefat e grupeve të partive politike, pra të PDK-së, LDK-së. Unë isha në cilësinë e shefit nga Lëvizja Vetëvendosje. Edhe aty u diskutua edhe për çka ndodhi në Kuvend. Aty e potencova atë që e thashë aty, po e them edhe këtu para jush. Prej fillimit të kësaj legjislature disa asamblistë të PDK-së janë shumë problematikë edhe vazhdimisht ndërprejnë secilin asamblist që flet prej pozitës, po ashtu dhe të drejtorëve. Kjo e ka prodhuar edhe këtë situatë. Po domethënë kjo në një farë mënyre ka qenë edhe e pranishme duke e ditur se çfarë ka ndodhur në seancat e kaluara. Është e papranueshme që t’i ndërpritet fjala një asamblisti, një drejtori”, deklaroi ai.

Zeneli është shprehur se asamblistët e VV-së nuk kanë përdorur “gjuhë ofenduese” ndaj opozitës, siç pretendohet nga opozita se pozita është duke përdorur këtë lloj gjuhe.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.