N’Golo Kante bëhet gati për një rikthim emocional në “Stamford Bridge” sonte në mbrëmje, ndërsa Fenerbahce përballet me Shakhtar Donetsk në Londër.
Kante do të shkelë sërish në fushën e “Stamford Bridge”, por këtë herë jo kundër Chelseat.
“Chelsea dhe ‘Stamford Bridge’ janë shumë të veçanta për mua, por tani jemi të përqendruar te ndeshja,” tha Kante.
“Të jesh këtu të jep një ndjesi të veçantë, por për momentin kjo kalon në plan të dytë.”
“Gjëja e rëndësishme sot është të fitojmë dhe të kualifikohemi. Shpresoj se pas ndeshjes do të krijojmë një kujtim të ri të mrekullueshëm.”
/GazetaBlic Sport
Burimi: gazetablic.com ↗

