Interi rikthehet sonte në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e radhës ku si objektiv të vetëm ka tri pikët ndaj Stuttgartit.
Pas barazimit spektakolar 4-4 me Atalantën në Serie A, trajneri Cristian Chivu kërkon përqendrim maksimal nga skuadra zikaltër në garën më prestigjioze evropiane.
Interi renditet në vendin e 15-të me 6 pikë, ndërsa Stuttgarti ka 7 pikë.
Për italianët, fitorja është e rëndësishme për të siguruar një pozitë më të mirë në garën për kualifikimin në fazën e playoffit.
Chivu pritet t’i besojë dyshes Esposito-Thuram në sulm, ndërsa Lautaro Martinez mund ta nisë ndeshjen nga stoli.
Në mesfushë, Interi do të ketë mungesa të rëndësishme, pasi Calhanoglu dhe Zielinski nuk janë në dispozicion.
Nga ana tjetër, edhe Stuttgarti kërkon pikë pas rezultateve të fundit negative.
Gjermanët kanë nisur mirë aventurën evropiane, por humbja ndaj Galatasarayt dhe barazimi me Atletico Madridin kanë ndikuar në ecurinë e tyre.
Interi dhe Stuttgarti do të përballen në orën 21:00, në një sfidë ku zikaltërit synojnë rikthimin te fitorja./Klankosova.tv.

