N’Golo Kante do të rikthehet sonte në “Stamford Bridge”, stadiumin ku për vite me radhë ishte një prej figurave kryesore të Chelseat. Këtë herë, mesfushori francez do të zbresë në fushë si futbollist i Fenerbahçes.
Fenerbahçe do të përballet me Shakhtarin në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet në “Stamford Bridge”, duke i dhënë Kantes një rikthim të veçantë në shtëpinë e tij të dikurshme, shkruan Indeksonline
Vetë francezi ka pranuar se nuk e kishte menduar nëse do të rikthehej ndonjëherë në këtë stadium, qoftë si kundërshtar apo si lojtar.
“Është një surprizë personale për mua që të kem mundësinë të luaj në Ligën e Kampionëve në Stamford Bridge. Na nevojitet fitorja për t’u kualifikuar dhe shpresoj që kjo ndeshje të më dhurojë një tjetër kujtim të bukur”, është shprehur Kanté.
Shakhtar – Fenerbahçe zhvillohet sonte nga ora 21:00, në një mbrëmje që për Kanten do të ketë edhe një domethënie të veçantë emocionale./Indeksonline/

