KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Anija kozmike nis hetimet për aksidentin e 2022-tës me asteroid

Anija kozmike nis hetimet për aksidentin e 2022-tës me asteroid

Një anije kozmike ka mbërritur në një asteroid, për të hetuar dëmet e shkaktuara nga një përplasje kozmike e paprecedentë.

Sipas BBC-së, anija kozmike Dart e NASA-s u përplas qëllimisht me shkëmbin hapësinor në vitin 2022, për ta nxjerrë atë nga kursi.

Anija kozmike e NASA-s u shkatërrua pas përplasjes.

Katër vjet më vonë, një mision i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), i quajtur Hera, po kontrollon vendin e ngjarjes për të vlerësuar plotësisht pasojat e përplasjes.

Asteroidi nuk përbën asnjë kërcënim, përkundrazi, ky ishte testi i parë i mbrojtjes planetare për të parë se çfarë veprimesh mund të ndërmerrnim nëse një shkëmb hapësinor po i drejtohej planetit.

“Hera është një lloj Inspektori Columbo që kthehet në vendin e rrëzimit për të hetuar se cili është rezultati i këtij ndikimi”, tha Patrick Michel, hetuesi kryesor i misionit Hera të ESA-s.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.