KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sadiku kritikon VV-në për Bordin e ZRrE-së: I përzgjedhin vetë, pastaj sillen sikur janë në opozitë

Sadiku kritikon VV-në për Bordin e ZRrE-së: I përzgjedhin vetë, pastaj sillen sikur janë në opozitë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar sërish deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me qëndrimet e tyre për Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE).

Përmes një reagimi në Facebook, Sadiku ka thënë se anëtarët e këtij bordi përzgjidhen nga vetë pushteti, pasi intervistohen nga Qeveria dhe më pas votohen në Kuvend nga shumica parlamentare.

Ai ka pretenduar se në procesin e fundit të përzgjedhjes janë emëruar edhe kandidatë që kanë marrë më pak pikë gjatë intervistimit.

Sadiku ka kujtuar edhe një përgjigje që, sipas tij, ministrja ia kishte dhënë në Kuvend, kur kishte kërkuar sqarime për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit.

“Kur kërkova sqarim në Kuvend, përgjigjja e ministres ishte: ‘Kështu i kemi përzgjedhë ne. Kur t’i fitoni ju zgjedhjet, i përzgjedhni vetë’. Deklaratë publike kjo”, ka shkruar ai.

Deputeti i LDK-së ka kritikuar më tej qëndrimin e deputetëve të VV-së ndaj Bordit të ZRrE-së, duke thënë se ata fillimisht marrin pjesë në përzgjedhjen dhe votimin e anëtarëve, ndërsa më pas i kritikojnë dhe kërkojnë llogari prej tyre.

“Me i përzgjedhë vetë, me i votu vetë e pastaj me u sjellë sikur je në opozitë, është hipokrizi politike. Logjikë kjo s’ka. As edhe pak”, ka përfunduar Sadiku. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.