Futbollisti anglez Raheem Sterling është dënuar me 12 muaj burg, por vendimi është pezulluar për një periudhë prej 18 muajsh, pas shkeljeve të rënda në trafik.
Sipas raportimit të BBC-së, 31-vjeçari është deklaruar fajtor për drejtim të rrezikshëm të automjetit në disa rrugë të Anglisë, shkruan Indeksonline
Përveç kësaj, Sterling ka pranuar edhe posedimin e oksidit të azotit, një substancë e klasifikuar si drogë e kategorisë C në Britani, për përdorim të papërshtatshëm përmes inhalimit, si dhe refuzimin për të dhënë një mostër për analiza.
🚨🏴 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆 | Raheem Sterling (31) has been given a suspended sentence for dangerous driving.
The judge sentenced him to 12 months in jail, suspended for 18 months, reports @BBCNews. 👨⚖️
Sterling pleaded guilty to driving dangerously on the M3, the M25, the A327 and… pic.twitter.com/ACSAVfaShQ
— EuroFoot (@eurofootcom) November 25, 2026
Gjykata ka vendosur që dënimi me burg të mbetet i pezulluar për 18 muaj, çka do të thotë se futbollisti nuk do të vuajë aktualisht dënimin në burg, përveç nëse shkel kushtet e përcaktuara nga vendimi.
Ky rast vjen në një periudhë të vështirë për ish-futbollistin e Manchester Cityt dhe Chelseat, i cili së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për zhvillimet në karrierën e tij sportive./Indeksonline/

