KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Henry mahnitet nga Real Madridi i Mourinhos: Janë pretendentë për Ligën e Kampionëve

Henry mahnitet nga Real Madridi i Mourinhos: Janë pretendentë për Ligën e Kampionëve

Real Madridi e ka vazhduar serinë e fitoreve këtë sezon, duke e çuar atë në 10 ndeshje radhazi, pas fitores së thellë 5-1 ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve mbrëmjen e kaluar.

Legjenda franceze e futbollit, Thierry Henry, ka lavdëruar dominimin e vazhdueshëm të “Los Blancos” nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke e cilësuar skuadrën madrilene si një pretendente serioze për triumfin në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi i ka fituar të pesë ndeshjet e zhvilluara deri më tani në këtë garë, duke kryesuar tabelën me 15 pikë.

“Real Madridi zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer. Duke luajtur në këtë mënyrë, ata janë pretendentë për Ligën e Kampionëve. Po përmirësohen shumë me kalimin e çdo jave. Diçka po ndodh te Real Madridi, duhet të keni kujdes nga kjo skuadër”, deklaroi Henry.

Legjenda e Arsenalit veçoi gjithashtu paraqitjet e shkëlqyera të Vinicius Juniorit dhe Jude Bellinghamit në përballjen ndaj klubit holandez.

“Para disa muajsh, të gjithë po e kritikonin ashpër Viniciusin, ndërsa shikojeni tani. Ai zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, edhe mënyra se si festoi…”, shtoi ish-sulmuesi i Barcelonës.

Henry pati fjalë të mëdha edhe për mesfushorin anglez, Jude Bellingham, duke vlerësuar mënyrën se si ai po luan dhe personalitetin e tij në fushë.

“Bellingham është i jashtëzakonshëm, mënyra se si luan është fantastike. Të mbash numrin 5 te Real Madridi nuk është e lehtë, por ai gjithmonë e bën të duket sikur është diçka e thjeshtë. Personaliteti i tij është i pabesueshëm”.

“Nuk mund ta besoj se njerëzit dyshonin në të në vendin e tij. Por ai iu përgjigj skeptikëve me atë që po bën tani, si dhe me paraqitjet në Kupën e Botës. Ai gjithmonë përgjigjet përmes qëndrimit dhe lojës së tij”, përfundoi Henry./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.