KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Është bërë shkrumb e hi/ Dalin pamjet e helikopterit ushtarak që u rrëzua në Turqi

Është bërë shkrumb e hi/ Dalin pamjet e helikopterit ushtarak që u rrëzua në Turqi

Pesë anëtarë të ekuipazhit, në bordin e një helikopteri të Forcave Ajrore Turke, vdiqën pasi avioni u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në provincën Eskisehir.

Helikopteri AS-532 Cougar u ngrit nga Eskisehir dhe u rrëzua rreth orës 19:30 sipas orës lokale, në një zonë rurale pranë lagjes Yorukakcayir në rrethin Tepebasi.

“Pesë nga bashkëluftëtarët tanë heroikë që shërbyen në një helikopter të forcave ajrore që u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në Eskisehir u martirizuan”, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka shprehur ngushëllime për të gjithë kombin.

“I lutem Zotit për mëshirë për ushtarët tanë heroikë që ranë martirë dhe u shpreh ngushëllimet e mia familjeve të tyre, Forcave të Armatosura Turke dhe kombit tonë të dashur.

Martirët tanë u prehshin në parajsë dhe u ngjitshin në rangun më të lartë në qiell” shkroi Erdoğan.

Në rrjete sociale po qarkullojnë imazhet nga vendi ku ndodhi aksidenti, që është i dyti brenda 12 ditëve në Turqi.

#TurkeyWatch🇹🇷: A Turkish Air Force helicopter crashed during a training flight, killing FIVE crew members, near Eskişehir, Turkey.

Just more confirmation of Hanke’s Schoolboy Theory of History: it’s just one damn thing after another. https://t.co/RhspPKhWzj

— Steve Hanke (@steve_hanke) November 24, 2026

◾️Eskişehir’in Tepebaşı ilçesinde 5 askerin şehit olduğu askeri helikopterin kaza kırıma uğradığı bölge, havadan görüntülendi. https://t.co/ALGvoiEjOu

— Hürriyet.com.tr (@Hurriyet) November 25, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.