Dy vetura dhe disa pajisje shtëpiake janë djegur, si pasojë e një zjarri që kaploi një garazh.
Incidenti ka ndodhur në Gjilan, dje rreth orës 01:15, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, rasti është raportuar nga pronari i garazhit, që pohon se zjarri ka nisur në rrethana të panjohura.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse dhe janë duke trajtuar rastin” thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi: indeksonline.net ↗

