KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rrëzohet një helikopter ushtarak në Turqi, vdesin pesë ushtarë

Rrëzohet një helikopter ushtarak në Turqi, vdesin pesë ushtarë

jë helikopter i Forcës Ajrore të Turqisë u rrëzua gjatë një fluturimi trajnues në perëndim të Turqisë të martën në mbrëmje, duke i lënë të vdekur pesë anëtarët e ekuipazhit, tha Ministria e Mbrojtjes. Ky është rrëzimi i dytë i një helikopteri në Forcat e Armatosura në po aq javë.

Helikopteri i tipit “AS-532 Cougar” u rrëzua pas ngritjes në qiell nga Eskisehiri, ku ndodhet Komanda e Parë Kryesore e Bazës së Aeroplanëve, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

“Një helikopter i tipit AS-532, që i përkiste forcës sonë ajrore dhe i cili u nis nga Eskisehiri për qëllime trajnimi, është rrëzuar. Mbetjet e helikopterit janë gjetur dhe operacionet e kërkim shpëtimit janë duke vazhduar” – thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Më vonë, kjo ministri i konfirmoi të vdekurit, duke thënë: “Pesë prej kolegëve tanë heroikë, që ishin duke shërbyer në helikopterin e forcës ajrore që u rrëzua… janë martirizuar.”

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.