Debatet dhe përplasjet mes banorëve të “Big Brother VIP Kosova 5” po vazhdojnë, ndërsa në qendër të vëmendjes kësaj radhe janë Nichi dhe Akili.
Dy banorët po tregohen gjithnjë e më të ashpër me njëri-tjetrin, pas përplasjeve të vazhdueshme që kanë pasur, përfshirë edhe debatet lidhur me pëlqimet e shprehura ndaj Antonetës.
Gjatë një prej diskutimeve të fundit, Nichi ka vendosur ta sulmojë Akilin duke iu referuar të kaluarës së tij si futbollist, duke vënë në pikëpyetje suksesin e tij në këtë sport.
“Po e kuptoj pse nuk ke ndezur në futboll. Puna që ti ke kqyrë mu rreh me refera”, i tha Nichi, duke iu referuar një incidenti të pretenduar gjatë kohës kur Akili merrej me futboll.
Nga ana tjetër, Akili e ka pranuar se një ngjarje e tillë ka ndodhur vërtet, duke mos e mohuar deklaratën e bërë nga bashkëbanori i tij.
Përplasjet mes dy banorëve pritet të vazhdojnë, ndërsa mbetet të shihet nëse raporti i tyre do të përkeqësohet edhe më tej gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be

