KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bekim e Besarta Jashari: Shqipëria dhe Kosova kanë histori, rrënjë dhe amanete të përbashkëta

Bekim e Besarta Jashari: Shqipëria dhe Kosova kanë histori, rrënjë dhe amanete të përbashkëta

Bekim Jashari, i biri i Hamëz Jasharit, së bashku me motrën e tij, Besartën, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi, Bekim Jashari bëri të ditur se në këtë organizim morën pjesë me ftesë të ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, transmeton IndeksOnline.

Ai theksoi lidhjet e përbashkëta mes shqiptarëve, duke vënë në pah gjuhën, kulturën, traditën dhe historinë që bashkojnë Shqipërinë dhe Kosovën.

“Jemi bashkë, kemi një gjuhë, kulturë e traditë, e kemi Shqipërinë dhe Kosovën e pavarur. Kemi histori, rrënjë dhe amanete të përbashkëta, të cilat na obligojnë të punojmë së bashku për t’i jetësuar”, ka shkruar Jashari.

Në fund, ai ka përcjellë urimet për Festat e Nëntorit për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen në botë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.