KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë

Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë

Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 82-vjetorit të Çlirimit.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, tha se këto dy data përfaqësojnë dy nga momentet themelore të historisë kombëtare.

“Këto dy data janë pjesë e kujtesës sonë kolektive e dëshmi e qëndresës, sakrificës dhe vullnetit të një populli për të jetuar i lirë, me dinjitet dhe me të drejtën për të përcaktuar vetë të ardhmen e tij. 114 vjet më parë, në Vlorë, Ismail Qemali dhe burrat e Rilindjes Kombëtare ngritën flamurin kuq e zi, duke i dhënë jetë një aspirate shekullore. Në atë akt historik, ishte e pranishme edhe Kosova, si dëshmi e gjallë se ideali i lirisë dhe i shtetësisë shqiptare nuk njihte kufij krahinorë. Sot, më shumë se një shekull më vonë, ky flamur na kujton jo vetëm nga vijmë, por mbi të gjitha çfarë përgjegjësie kemi përpara brezave që vijnë. Dhe nuk besoj se ka një vend më kuptimplotë për ta kremtuar këtë ditë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina, kryeqyteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur”, tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.