KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidentja Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zbehë të drejtën e popullit të Kosovës për liri

Presidentja Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zbehë të drejtën e popullit të Kosovës për liri

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, Shiroka Pula ka përmendur edhe procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët po përballen me drejtësinë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ajo ka theksuar se, pavarësisht zhvillimeve gjyqësore, e vërteta historike për luftën dhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri nuk duhet të zbehet.

“Krerët e saj po përballen me drejtësinë në Hagë, ne nuk heqim dorë nga e vërteta historike. Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zbehë të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe sakrificën mbi të cilën u ndërtua ajo”, ka deklaruar Shiroka Pula.

Katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë më 16 shtator 2026 nga Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Ata u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe nuk është përfundimtar, pasi palët kanë të drejtë ankese.

Afati për dorëzimin e njoftimeve për ankesë është caktuar deri më 27 nëntor 2026.

Ndërkohë, institucionet e Kosovës kanë formuar një grup punues për koordinimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e apelit, përfshirë mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike për ish-krerët e UÇK-së.

Deklarata e presidentes vjen në prag të 28 Nëntorit, një prej datave më të rëndësishme historike për shqiptarët, e cila në Kosovë shënohet edhe në kujtim të sakrificës për liri dhe pavarësi. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.