KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pjesë e stërvitjes shumëkombëshe në Slloveni

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pjesë e stërvitjes shumëkombëshe në Slloveni

Efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut morën pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Clever Ferret 2026”, e zhvilluar në Postojna të Sllovenisë, në kuadër të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes (DECI).

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, bëri të ditur se në këtë stërvitje, krahas trupave shqiptare, u angazhuan edhe efektivë nga Italia, Hungaria dhe Sllovenia.

Sipas Nufit, pjesëmarrja në stërvitje të përbashkëta shumëkombëshe synon rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave, konsolidimin e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e gatishmërisë për të vepruar në koordinim me aleatët dhe partnerët.

“Përmes angazhimit në stërvitje të përbashkëta shumëkombëshe, Forcat e Armatosura rrisin ndërveprueshmërinë, konsolidojnë kapacitetet operacionale dhe forcojnë gatishmërinë për të vepruar së bashku me aleatët dhe partnerët”, pohoi Nufi.

Nufi tha se “pjesëmarrja e efektivëve shqiptarë në Clever Ferret 2026 është dëshmi e profesionalizmit, përgatitjes dhe angazhimit të tyre për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.