KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova diskuton me BE-në reformat dhe hapat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Kosova diskuton me BE-në reformat dhe hapat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Në një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian (DG ENEST) dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, Kryenegociatori Jeton Zulfaj diskutoi për ecurinë e zbatimit të reformave me afat deri në dhjetor të këtij viti, përfshirjen e Kosovës në mekanizmat e BE-së në kuadër të anëtarësimit gradual, si dhe përgatitjet për instrumentin e ri financiar të BE-së, Global Europe.

Vëmendje e veçantë iu kushtua zbatimit të Agjendës së Reformave në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, ecurisë së projekteve infrastrukturore të financuara nga BE-ja dhe forcimit të kapaciteteve institucionale për menaxhimin dhe zbatimin e fondeve evropiane.

Në takim u diskutua gjithashtu për avancimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, përfshirë statusin e vendit kandidat, si dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në mekanizmat dhe programet e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit u trajtuan edhe vlerësimet e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 dhe rëndësia që përparimi i arritur në reforma të reflektohet në mënyrë të drejtë në procesin e anëtarësimit në BE.

Kryenegociatori Zulfaj ritheksoi përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e reformave dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e BE-së për avancimin e procesit të anëtarësimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.