AC Milan po përgatit një ofertë prej 70 milionë eurosh për sulmuesin brazilian të Real Madridit, Endrick, në afatin kalues të janarit, raporton burimi @La_SER.
Sipas raportimit, vendimi tani është tërësisht në duart e lojtarit 20-vjeçar. Agjentët e tij po e nxisin të largohet nga “Santiago Bernabeu”, me qëllim që të gjejë më shumë minuta në fushë.
Nga ana tjetër, trajneri José Mourinho dëshiron që ai të qëndrojë në skuadër shkruan Indeks Online.
Endricku ka pasur kohë të kufizuar loje te Reali, çka ka rritur interesimin e klubeve evropiane për shërbimet e tij. Milani, i cili synon të forcojë linjën sulmuese, e sheh brazilianin si një nga objektivat kryesore për dimrin./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

