KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

50 milionë euro mbështetje për Kosovën, Shiroka Pula pret diplomatin e Luksemburgut

50 milionë euro mbështetje për Kosovën, Shiroka Pula pret diplomatin e Luksemburgut

Presidentja Justina Shiroka Pula ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit, Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëdimensionale që Luksemburgu i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke vlerësuar kontributin e tij në zhvillimin e vendit.

Ajo ka vlerësuar vazhdimin e mbështetjes financiare të Luksemburgut përmes kornizës së re të bashkëpunimit, në vlerë prej 50 milionë eurosh për periudhën 2026-2030, duke theksuar se kjo dëshmon përkushtimin afatgjatë të këtij shteti ndaj Kosovës dhe besimin në potencialin e saj zhvillimor.

"Në takim, presidentja Shiroka Pula vuri në pah rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme të Luksemburgut për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe aspiratën e saj për anëtarësim në NATO", thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.