Bayerni ka nisur të shqyrtojë mundësinë e transferimit të një sulmuesi në afatin kalimtar të janarit, pasi Harry Kane pritet të mungojë deri në muajin mars për shkak të lëndimit.
Sipas mediave gjermane, një nga kandidatët kryesorë është Younes Ebnoutalib, i cili ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 12 ndeshje këtë sezon.
Në listën e bavarezëve janë edhe Nicolò Tresoldi i Club Brugge, Ricardo Pepi i PSV Eindhoven dhe Igor Thiago i Brentfordit. Drejtuesit e Bayernit po vlerësojnë mundësitë për të gjetur një zëvendësues të denjë për sulmuesin anglez.
Burimi: klankosova.tv ↗

