Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, gjatë paraqitjes së fjalës hyrëse në rastin ndaj Kushtrim Sojevës, i akuzuar për veprën penale të mashtrimit, mbrojtësja e tij, avokatja Majlinda Sadikaj Xhemnica, kundërshtoi aktakuzën e Prokurorisë Speciale, duke pretenduar se ajo përmban gabime thelbësore në identifikimin e personave dhe atribuimin e veprimeve penale.
Sipas mbrojtjes, një nga pretendimet kryesore të aktakuzës mbështetet në identifikimin e gabuar të Kushtrim Sojevës me nofkëkë i përket një personi tjetër.
Avokatja theksoi se mesazhet elektronike që Prokuroria ia atribuon Sojevës rezultojnë të jenë dërguar nga persona të tjerë. Po ashtu, ajo iu referua raportit të hetimit financiar, sipas të cilit nuk ka evidenca se Sojeva ka pranuar para nga transfertat ndërkombëtare apo nga personat e dëmtuar.
“Asnjë i dëmtuar nuk e njeh Kushtrim Sojevën, asnjë transferim i të dëmtuarve nuk është lidhur me të dhe asnjë veprim konkret mashtrues nuk është individualizuar ndaj tij”, ishte qëndrimi i mbrojtjes.
Mbrojtja ngriti gjithashtu shqetësime për pranueshmërinë dhe besueshmërinë e provave elektronike, përgjimeve dhe deklaratave të administruara gjatë hetimeve.
Në përfundim, avokatja Sadikaj Xhemnica theksoi se përgjegjësia penale është individuale dhe nuk mund të ndërtohet mbi lidhje familjare, shoqërore apo supozime, duke paralajmëruar se do të kërkojë lirimin e Kushtrim Sojevës nga akuza, për shkak të mungesës së provave që vërtetojnë fajësinë e tij.nofka “Bolla”, ndonëse dokumentet policore dhe deklaratat e dëshmitarëve, sipas saj, dëshmojnë se kjo është nofka e tjetërkujt dhe jo e Kushtrim Sojevës./Indeksonline/

