Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se ky subjekt politik ka kërkuar interpelancë ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Kjo, sipas Tahirit, ka të bëjë me Dialogun Strategjik Kosovë-ShBA, transmeton IndeksOnline.
“Kjo interpelancë kërkon në radhë të parë një punë shumë më të madhe për rikthimin e dialogut strategjik Kosovë-ShBA”, u shpreh ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Burimi: indeksonline.net ↗

