KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë, mbi 14 mijë përfituese në tetor

Bie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë, mbi 14 mijë përfituese në tetor

Numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale në Kosovë ka shënuar rënie gjatë muajve të fundit.

Sipas të dhënave  të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për muajin tetor, gjithsej 14 mijë e 444 familje kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale, raporton Indeksonline.

Nga ky numër, 11 mijë e 130 familje i përkasin kategorisë së parë, ndërsa 3 mijë e 314 familje kategorisë së dytë.

Krahasuar me muajin shtator, kur ndihmë sociale kishin përfituar 14 mijë e 664 familje, në tetor janë regjistruar 220 familje më pak.

Rënia vërehet edhe në krahasim me fillimin e vitit. Në janar, nga skema e ndihmës sociale kishin përfituar 16 mijë e 110 familje, ndërsa në tetor ky numër ishte 1 mijë e 666 më i ulët.

Të dhënat tregojnë një trend të vazhdueshëm të rënies së numrit të familjeve përfituese nga skema e ndihmës sociale gjatë vitit 2026./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.