Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy automjete.
Nga ky aksident raportohet se ka edhe persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë dy autoambulanca, të cilat po ofrojnë ndihmën e nevojshme.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me rastin dhe gjendjen e të lënduarve.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

