Një ndeshje e jashtëzakonshme është zhvilluar në Bergamo, ku Atalanta dhe Interi kanë barazuar 4-4 në një përballje me tetë gola, përmbysje dhe emocione deri në sekondat e fundit.
Interi e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi me golin e Espositos, i cili më pas realizoi edhe golin e dytë.
Atalanta reagoi përmes Elif Elmasit, por Esposito kompletoi het-trikun për rezultatin 1-3 në përfundim të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë spektakli vazhdoi. De Ketelaere shënoi për 2-3, ndërsa Sucic, nga pika e bardhë, riktheu epërsinë prej dy golash për Interin (2-4).
Megjithatë, Atalanta nuk u dorëzua. De Ketelaere shënoi sërish për 3-4, ndërsa Frank Kessi, në minutën e 91-të, realizoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar 4-4.
Ky ishte barazimi i dytë 4-4 për Atalantën në këtë kampionat, pas atij ndaj Frosinones.
Ndërkohë, Interi ndalet pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive në kampionat.
Me këtë pikë, Interi mbetet në pozitën e tretë me 28 pikë, ndërsa Atalanta renditet në vendin e 12-të.
Në xhiron e ardhshme, Interi pret Genoan në shtëpi, kurse Atalanta udhëton te Lecce.
Një nga ndeshjet më spektakolare të këtij kampionati!/Klankosova.tv.

