KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Mënyra qysh na kanë portretizu, është makabre”, Ukshini për raportin e Dick Martyt (VIDEO)

“Mënyra qysh na kanë portretizu, është makabre”, Ukshini për raportin e Dick Martyt (VIDEO)

Në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës është diskutuar për pjesëmarrjen e Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit në samitin e Bashkimit Evropian, që mbahet më 25 nëntor.

I ftuari në emision, historiani Sylë Ukshini, ka shprehur kritikat e tij ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se i njeh mënyrat se si vepron ky institucion dhe duke e akuzuar atë për ushtrim të trysnisë ndaj Gjykatës Speciale.

Ukshini ka kritikuar atë që e konsideron si qëndrim kontradiktor të BE-së në raport me Gjykatën Speciale, duke rikujtuar se dikur Bashkimi Evropian ushtronte presion te deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e ligjit për themelimin e saj, ndërsa tani, sipas tij, po kërkon që Gjykata të mos merret me çështje të caktuara ligjore, transmeton Klankosova.tv.

“BE-ja tërë kohën bërtet ‘kapeni hajnin’. Hajni në këtë rast është Bashkimi Evropian, sepse Bashkimi Evropian po bën trysni mbi Gjykatën Speciale dhe tash thotë 'mos u merrni me ligjin'. Po, kur i interesonte Bashkimit Evropian që të merrte aprovimin për Gjykatën, ishte pikërisht ai që u bënte trysni deputetëve 'bëjeni ligjin’, ndërsa tash thotë 'mos u merrni me të'”, ka deklaruar Ukshini në Klan Kosova.

Ai ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas Ukshinit, BE-ja nuk ka qenë e interesuar që Kosova të bëhej pjesë e këtij institucioni, pasi një anëtarësim i tillë, sipas tij, do të mundësonte një formë kontrolli dhe kontestimi të vendimeve që ai i cilëson si arbitrare të Gjykatës Speciale.

Një tjetër çështje që Ukshini ka trajtuar është mënyra se si u publikua raporti i Dick Martyt, duke vlerësuar se ai kontribuoi në krijimin e një imazhi negativ për shqiptarët.

Duke iu referuar edhe një fjalie të shkrimtarit Ismail Kadare, Ukshini ka thënë se mënyra e publikimit të raportit ishte raciste dhe me prapavijë anti-shqiptare.

“Kadareja e ka një fjali shumë të mirë: mënyra se si u bë publike ishte raciste dhe anti-shqiptare. Ideja ka qenë që shqiptarët të portretizohen si të egër, si barbarë”, ka thënë Ukshini, transmeton Klankosova.tv.

Për më shumë detaje, ndiqni linkun e mëposhtëm;

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.