KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Talenti i KB Bashkimit, Besim Bytyqi, vazhdon karrierën në Itali

Talenti i KB Bashkimit, Besim Bytyqi, vazhdon karrierën në Itali

Talenti i basketbollit prizrenas, Besim Bytyqi, do ta vazhdojë karrierën e tij në Itali, duke iu bashkuar akademisë së njohur për zhvillimin e basketbollistëve të rinj, Orange1 Basket Bassano.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i KB Bashkimit përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ku i ka uruar 18-vjeçarit suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij të ri sportive, transmeton IndeksOnline.

“Një kapitull i ri për Besim Bytyqin! Nga Prizreni drejt ëndrrave të reja”, thuhet në mesazhin e klubit prizrenas.

Bytyqi kishte debutuar me ekipin e parë të KB Bashkimit qysh në moshën 16-vjeçare, në dhjetor të vitit 2024, duke u aktivizuar si në kampionatin vendor ashtu edhe në garat evropiane.

Ndërkohë, në arenën ndërkombëtare, ai ka përfaqësuar Kosovën në grupmoshat e reja, duke luajtur në turnetë e FIBA EuroBasket për kategoritë U16 dhe U18.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.