Kanë përfunduar pjesët e para në shtatë ndeshjet e Ligës së Parë të Kosovës në futboll, ku nuk kanë munguar golat dhe surprizat në 45 minutat e para.
Befasia dhe rezultati më i thellë deri më tani është regjistruar në Mitrovicë, ku Dinamo po avancon me rezultat bindës 0:4 ndaj skuadrës vendase të Mitrovicës, transmeton IndeksOnline.
Në Gjakovë po zhvillohet një përballje mjaft e hapur me tri gola të shënuar, ku Vëllaznimi po udhëheq 2:1 ndaj Lepencit.
Ndërkohë, Ramiz Sadiku po mban epërsinë minimale 1:0 përballë Trepçës.
Fitore minimale pas fraksionit të parë po shënojnë edhe tri skuadrat mysafire: Tefik Çanga po fiton 0:1 në udhëtim te Istogu, Kika po avancon 0:1 ndaj 2 Korrikut, ndërsa Suhareka ka epërsinë 0:1 kundër Vjosës.
Ndërsa, rrjetat kanë mbetur të paprekura vetëm në derbin mes Trepçës ’89 dhe Besa Pejës (0:0).
Rezultatet e pjesëve të para në Ligën e Parë:
- Istogu 0:1 Tefik Çanga
- 2 Korriku 0:1 Kika
- Ramiz Sadiku 1:0 Trepça
- Trepça ’89 0:0 Besa Peja
- Vjosa 0:1 Suhareka
- Vëllaznimi 2:1 Lepenci
- Mitrovica 0:4 Dinamo

