Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll, ku skuadrat mysafire dhe vendase kanë ndarë epërsitë minimale pas 45 minutave të parë.
Në stadiumin “Liman Gegaj”, Dukagjini po avancon me rezultat 0:1 në udhëtim ndaj Malishevës, duke befasuar skuadrën vendase që renditet në pozitën e dytë në tabelë, transmeton IndeksOnline.
Ndërkohë, në “Zahir Pajaziti”, Llapi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale 1:0 përballë Vushtrrisë, në një duel mjaft të rëndësishëm për mbijetesë në fundin e klasifikimit.
Rezultatet pas pjesës së parë:
- Malisheva 0:1 Dukagjini
- Llapi 1:0 Vushtrria
Burimi: indeksonline.net ↗

