Një person është gjetur i vdekur në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.
“Sot, më 21.11.2026, rreth orës 07:00, është gjetur një person pa vetëdije në vendin e tij të punës në Istog, në një fermë për kultivimin e peshqve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, mashkull i moshës madhore”, tha ai.
Elezaj tutje bëri të ditur se po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit në konsultimit me të cilin është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML.
Hetimet janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit. /Telegrafi/

