KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dy ndeshje interesante sot në Superligë, Malisheva pret Dukagjinin dhe Llapi sfidon Vushtrrinë

Dy ndeshje interesante sot në Superligë, Malisheva pret Dukagjinin dhe Llapi sfidon Vushtrrinë

Sot (e shtunë) janë në program dy ndeshje në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll, ku skuadrat do të zbresin në fushë me objektiva të ndryshme, por me rëndësi të madhe për renditjen tabelare.

Nga ora 13:00, Malisheva do të jetë nikoqire e Dukagjinit, skuadra vendase hyn në këtë takim nga pozita e dytë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara dhe synon fitoren e radhës për të mbajtur hapin në pjesën e epërme të klasifikimit, transmeton IndeksOnline.

Në krahun tjetër, Dukagjini gjendet në vendin e gjashtë me 18 pikë dhe do të kërkojë rezultat pozitiv për t’iu afruar më shumë zonës së kryesuesve.

Në të njëjtin orar, Llapi do të përballet me Vushtrrinë në një duel ku të dyja skuadrat kanë nevojë maksimale për pikë.

Llapi mban pozitën e nëntë me vetëm 8 pikë dhe kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive për t’u këndellur, ndërsa Vushtrria mbyll tabelën në vendin e fundit me vetëm 3 pikë dhe synon të shmangë thellimin e mëtejshëm të krizës në kampionat.

Orari i ndeshjeve të sotme (13:00):

  • Malisheva – Dukagjini
  • Llapi – Vushtrria
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.