Programi hapet nga ora 15:00 me dy takime që zhvillohen njëkohësisht, Lazio është nikoqir i Lecces në “Stadio Olimpico”, ku kryeqytetasit kërkojnë fitoren përpara tifozëve të tyre, ndërsa në të njëjtin termin Como e pret Cagliarin në një duel që pritet të jetë i luftuar deri në fund, transmeton IndeksOnline.
Ndërkohë, sfida kryesore e kësaj dite luhet duke filluar nga ora 18:00 në “Ennio Tardini”, ku Parma pret AS Romën, në një përballje ku verdhekuqtë synojnë pikët e plota në udhëtim.
Orari i plotë i ndeshjeve të sotme në Serie A:
- 15:00 Como – Cagliari
- 15:00 Lazio – Lecce
- 18:00 Parma – AS Roma
Burimi: indeksonline.net ↗

