KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Spektakël në Bundesligë: Derbi i Borussive ndez pasditen, Leipzig sfidohet në Berlin, në mbrëmje luhet Schalke – Stuttgart

Spektakël në Bundesligë: Derbi i Borussive ndez pasditen, Leipzig sfidohet në Berlin, në mbrëmje luhet Schalke – Stuttgart

Kampionati gjerman, Bundesliga, sjell sot gjashtë përballje mjaft interesante në programin e së shtunës, me pesë takime që zhvillohen pasdite dhe një duel të zjarrtë në mbrëmje.

Programi hapet në terminin tradicional të orës 15:30 me pesë ndeshje njëkohësisht. Vëmendja kryesore do të jetë te derbi i Borussive, ku Borussia Mönchengladbach pret Borussia Dortmundin, transmeton IndeksOnline.

Në të njëjtën kohë, RB Leipzig udhëton drejt kryeqytetit për t’u përballur me Union Berlinin, ndërsa Bayer Leverkuseni është nikoqir i Paderbornit.

Dy sfidat e tjera të këtij termini janë Eintracht Frankfurt – Hoffenheim dhe Elversberg – Freiburg.

Ndërkohë, dueli i mbrëmjes luhet nga ora 18:30, ku Schalke e pret Stuttgartin në një përballje që pritet të dhurojë atmosferë elektrizuese dhe rivalitet të madh në fushë.

Orari i plotë i ndeshjeve të sotme në Bundesligë:

  • 15:30 Borussia Mönchengladbach – Borussia Dortmund
  • 15:30 Bayer Leverkusen – Paderborn
  • 15:30 Eintracht Frankfurt – Hoffenheim
  • 15:30 Elversberg – Freiburg
  • 15:30 Union Berlin – RB Leipzig
  • 18:30 Schalke – Stuttgart
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.