Spektakli i elitës së futbollit anglez, Premierligës, vazhdon sot me shtatë përballje tejet interesante në program, të cilat pritet të sjellin emocione dhe rivalitet të madh.
Programi i ditës së shtunë hapet në terminin e drekës, nga ora 13:30, ku Manchester City është nikoqir i Fulhamit, me kampionët që synojnë pikët e plota përpara tifozëve të tyre, transmeton IndeksOnline.
Nga ora 16:00 zhvillohen pesë ndeshje njëkohësisht, vëmendja do të jetë te Chelsea që pret Leedsin dhe Tottenhami që përballet me Ipswichin, ndërsa në fushë zbresin edhe Aston Villa – Sunderland, Bournemouth – Nottingham dhe Coventry – Crystal Palace.
Sfida kryesore e mbrëmjes dhe derbi i kësaj dite luhet duke filluar nga ora 18:30 në “St. James’ Park”, ku Newcastle United e pret Arsenalin në një përballje që pritet të jetë e zjarrtë deri në fund.
Orari i plotë i ndeshjeve të sotme në Premierligë:
- 13:30 Manchester City – Fulham
- 16:00 Aston Villa – Sunderland
- 16:00 Bournemouth – Nottingham
- 16:00 Chelsea – Leeds
- 16:00 Coventry – Crystal Palace
- 16:00 Tottenham – Ipswich
- 18:30 Newcastle – Arsenal

