Programi hapet nga ora 17:15, ku Nice është nikoqir i Paris Saint-Germain në “Allianz Riviera”, në një përballje ku parisienët kërkojnë pikët e plota përballë një kundërshtari gjithmonë të vështirë në shtëpi, transmeton IndeksOnline.
Ndërkohë, nga ora 20:45 zhvillohen katër takime njëkohësisht, vëmendja kryesore e mbrëmjes do të jetë te dueli mes Lille dhe Lyonit, ndërsa në fushë zbresin edhe Monaco – Auxerre, Lens – Toulouse dhe Strasbourg – Brest.
Orari i plotë i ndeshjeve të sotme në Ligue 1:
- 17:15 Nice – PSG
- 20:45 Lens – Toulouse
- 20:45 Lille – Lyon
- 20:45 Monaco – Auxerre
- 20:45 Strasbourg – Brest
Burimi: indeksonline.net ↗

