Trajneri i Real Madridit, José Mourinho, ka mbyllur papritur konferencën e tij për shtyp të premten, sapo një gazetar e pyeti për largimin e Cristiano Ronaldos nga kombëtarja e Portugalisë dhe situatën e re të “Luzitanëve” pa të shkruan Indeks Online.
Mourinho, i cili deri në atë moment kishte folur kryesisht për përgatitjet e ekipit para sfidës së të shtunës në La Liga kundër Celta Vigos, reagoi duke tundur gishtin ende pa u përfunduar pyetja.
“Jo, jo, jo, jo, jo. Si portugez, e vetmja gjë që do të them është se dua që Portugalia të vazhdojë të fitojë. Pas kësaj, i laj duart dhe nuk flas. Faleminderit.”
Menjëherë pas kësaj deklarate të shkurtër, tekniku portugez u ngrit nga vendi dhe u largua nga salla, duke refuzuar të zgjerohej më tej rreth debatit që po shoqëron lamtumirën e Ronaldos nga përfaqësuesja./IndeksOnline/
🚨| José Mourinho leaves the press conference as soon as he is asked about Cristiano Ronaldo and Portugal. 😬 https://t.co/uWVrrncpeO
— Kalshi FC (@KalshiFC) November 20, 2026

