KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Manuel Neuer shihet në Brazil me një grua të paidentifikuar, pas lajmit për ndarjen nga bashkëshortja

Manuel Neuer shihet në Brazil me një grua të paidentifikuar, pas lajmit për ndarjen nga bashkëshortja

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer (40), është bërë temë diskutimi në mediat gjermane dhe rrjetet sociale pas qarkullimit të disa pamjeve nga Brazili, ku ai po vijon rikuperimin nga një dëmtim në këmbë.

Një video e shkurtër e shpërndarë në rrjete sociale e shfaq atë ulur në një restorant pranë një gruaje të paidentifikuar, ndërsa flet në telefon, përpara se të dy të largohen së bashku me një skuter shkruan Indeks Online.

Sipas gazetës Bild, Neuer pritet ta zhvillojë rehabilitimin në Brazil me pëlqimin e klubit bavarez dhe anëtarit të bordit për sportin, Max Eberl, ndërsa një zëdhënës i Bayernit deklaroi se është rënë dakord që rikuperimi të vazhdojë jashtë.

Identiteti i gruas që shoqëron portierin nuk është konfirmuar zyrtarisht, megjithëse Bild raporton se ajo thuhet të jetë fizioterapiste.

Këto pamje vijnë pak ditë pasi u bë e ditur se Neuer dhe bashkëshortja e tij, Anika (26), të cilët u martuan ligjërisht në nëntor të vitit 2023 dhe kanë dy djem së bashku (përfshirë Lucan dhe fëmijën e dytë të lindur gushtin e kaluar), i kanë dhënë fund martesës. Sipas Bild, Neuer është larguar nga vila pranë liqenit Tegernsee, ku Anika vazhdon të jetojë me dy fëmijët./IndeksOnline/

🚨🇧🇷 Manuel Neuer andando de moto em Búzios, Rio de Janeiro. https://t.co/jrnjmjt7UV

— FC Bayern Brasileiro (@FCBayernXtra) November 20, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.