Mbrëmja e së enjtes u shoqërua me erëra të fuqishme në mbarë vendin, duke shkaktuar jo pak dëme materiale.
Madje, sipas informacioneve të deritashme, Ferizaj ishte qyteti që u godit më së shumti nga ky mot. Si pasojë, u raportua se edhe një person ka pësuar lëndime.
Ndërkaq, pamjet që po vazhdojnë të vijnë në redaksi tregojnë për dëme edhe në komunën e Lipjanit.
Stadiumi “Sami Kelmendi” në këtë qytet, sipas pamjeve që kanë dërguar lexuesit e Klankosova.tv, ka pësuar dëme në rrethojat e tij, të cilat janë shtrembëruar për shkak të erërave të fuqishme.
Nuk raportohet për persona të lënduar. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

