Anësori i Arsenalit, Bukayo Saka, do të qëndrojë jashtë fushave edhe për rreth katër javë të tjera, sipas konfirmimit të trajnerit Mikel Arteta, i cili bëri të ditur se futbollistit i duhet ende kohë për t’u rikuperuar plotësisht.
Sipas trajnerit spanjoll, procesi i rikuperimit të sulmuesit të krahut nuk duhet nxituar, pasi skuadra dëshiron që ai të kthehet në gjendje të plotë fizike pa rrezikuar rikthimin e lëndimit.
“Bukayo Saka do të jetë jashtë fushave edhe për katër javë të tjera”, ka bërë të ditur Arteta, duke nënvizuar se lojtarit i nevojitet edhe pak kohë para rikthimit në aksion shkruan Indeks Online.
Mungesa e Sakës përbën një goditje të ndjeshme për Arsenalin në një periudhë me ngarkesë të madhe ndeshjesh, teksa stafi teknik do të duhet të gjejë zgjidhje alternative në krahun e djathtë të sulmit deri në rikthimin e tij./IndeksOnline/

