KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Andonovska: Rreziku i hepatitit B mbetet tek të pavaksinuarit

Andonovska: Rreziku i hepatitit B mbetet tek të pavaksinuarit

Virusi më dominues në vendin tonë është Influenza AX3 dhe H1 – njoftoi drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska. Ajo gjithashtu konfirmoi se Maqedonia është mbi mesataren evropiane në numrin e rasteve të hepatitit B, por shtoi se aktualisht nuk ka të dhëna të sakta se sa njerëz janë të infektuar. Sipas saj, rreziku është që ky virus të përhapet tek të rriturit që nuk janë të vaksinuar.

“Në vendin tonë ekziston një i ashtuquajtur rrezik rezidual i hepatitit B, veçanërisht tek grupmoshat e pavaksinuara, gjë që konfirmon nevojën për vaksinim të hershëm. Të dhënat që keni janë të sakta, aktualisht nuk kam shifra, por kjo është ajo që po thoni”, thotë Marija Andonovska, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

Lidhur me përhapjen e virusit tek fëmijët, Andonovska tha se situata është nën kontroll. Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim nëse do të jepen rekomandime për zgjatjen e pushimeve dimërore.

“Po i monitorojmë gjërat, ndoshta është ende herët për të thënë nëse do të rekomandojmë diçka apo jo. Gjëja më e rëndësishme është që situata të jetë nën kontroll dhe të monitorohet”, tha Marija Andonovska./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.