KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Chelsea gati 120 milionë euro për Fermin Lopez, Lamine Yamal nuk dëshiron ta humbasë shokun e ngushtë

Chelsea gati 120 milionë euro për Fermin Lopez, Lamine Yamal nuk dëshiron ta humbasë shokun e ngushtë

Klubi anglez, Chelsea, vazhdon të jetë seriozisht i interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Fermín Lopez, për të cilin raportohet se mund të ofrojë deri në 120 milionë euro.

Sipas mediumit spanjoll “El Nacional”, drejtuesit londinezë mbeten të vendosur për ta transferuar futbollistin spanjoll, i cili është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadrën katalunase, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, një largim i mundshëm i tij nuk do të ishte aspak i mirëpritur në dhomat e zhveshjes. Lamine Yamal thuhet se nuk dëshiron ta humbasë shokun e tij të afërt, me të cilin ka krijuar një mirëkuptim të veçantë edhe në fushën e lojës.

Nga ana tjetër, vetë Fermin Lopez mbetet i përkushtuar ndaj Barcelonës, ai ka kontratë me klubin katalunas deri në vitin 2031, ndërsa klauzola e tij e lirimit kap shifrën e plot 500 milionë eurove.

Për momentin nuk ka sinjale konkrete se mesfushori dëshiron të largohet nga “Camp Nou”, por interesimi i vazhdueshëm i Chelseat dhe shuma e mundshme prej 120 milionë eurosh pritet ta bëjnë këtë një prej temave më të nxehta të merkatos./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.