Real Madridi ka vendosur një çmim minimal prej 150 milionë eurosh për Vinicius Juniorin, në kohën kur interesimi i Arsenalit për sulmuesin brazilian është rikthyer sërish.
Sipas gazetarit të njohur spanjoll, Josep Pedrerol, gjiganti madrilen kërkon këtë shumë të majme për të lejuar largimin e sulmuesit anësor, i cili vazhdon të mbetet një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës, transmeton IndeksOnline.
Nga ana tjetër, Arsenali është lidhur sërish me transferimin e 25-vjeçarit dhe po e shqyrton mundësinë për ta sjellë atë në Premierligë.
Megjithatë, çmimi prej së paku 150 milionë eurosh i vendosur nga drejtuesit madrilenë e bën këtë transferim mjaft të vështirë, sidomos duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka braziliani në projektin e klubit spanjoll.
Për momentin nuk raportohet për ndonjë ofertë zyrtare, por interesimi i londinezëve mund të sjellë zhvillime të reja në merkaton e ardhshme./IndeksOnline/

