KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

KF Trepça reagon ashpër: Hedh poshtë akuzat për trukim

KF Trepça reagon ashpër: Hedh poshtë akuzat për trukim

Klubi futbollistik Trepça ka reaguar zyrtarisht pas raportimeve të fundit për bllokimin e merkatos dhe akuzave për trukim të ndeshjeve në Ligën e Parë, duke i cilësuar ato si dezinformata të pabaza që synojnë dëmtimin e klubit.

Përmes një komunikate drejtuar tifozëve, drejtuesit e klubit mitrovicas kanë akuzuar individë të caktuar se po i vënë interesat personale mbi Trepçën, transmeton IndeksOnline.

Sipas tyre, pengesat kanë shkuar deri aty sa në disa restorante është kërkuar që futbollistëve të mos u shërbehet ushqim, me arsyetimin se ata persona nuk janë më pjesë e klubit.

Trepça gjithashtu ka kritikuar ashpër akuzat rreth rezultateve të ekipit, duke shtuar se klubi po njolloset si kur humbet ashtu edhe kur fiton.

Në fund, drejtuesit u kanë bërë thirrje tifozëve dhe qytetarëve të Mitrovicës që të mos bien pre e shpifjeve, por të qëndrojnë pranë lojtarëve dhe stafit teknik në këtë periudhë sfiduese, pasi klubi i përket qytetit dhe jo interesave personale./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.