Një moment i veçantë dhe plot emocione për Gordon Ramsay. Shefi i famshëm britanik i kuzhinës ka marrë yllin e tij në Hollywood Walk of Fame, duke u bërë shefi i parë britanik që nderohet me këtë vlerësim.
Në ceremoninë e zhvilluar të mërkurën në Los Angeles, 60-vjeçari nuk ka mundur t’i mbajë lotët, ndërsa pranë tij ishin bashkëshortja Tana dhe vajza Tilly.
Ramsay pranoi se kishte mbetur pa fjalë përballë këtij momenti të rëndësishëm në karrierën e tij, shkruan DailyMail.
Sinqerisht, nuk gjej më fjalë. Është shumë e rrallë që të gjej më fjalë, u shpreh ai gjatë ceremonisë.
Por emocionet nuk përfunduan me këtë vlerësim. Ramsay zbuloi gjithashtu se familja e tij është vetëm pak ditë larg një momenti tjetër të madh, pasi vajza e tij Holly pritet të bëhet nënë për herë të parë.
Familja Ramsay po bëhet gjithnjë e më e madhe. Ne mirëpresim nipin/mbesën tonë të parë pas disa ditësh, tha shefi i kuzhinës.
Holly është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin, notarin olimpik Adam Peaty.
Gjatë fjalimit, Ramsay bëri edhe një shaka për mundësinë që vajza e tij të lindte gjatë udhëtimit drejt ceremonisë.
Në këtë ditë të veçantë, ai kujtoi edhe fëmijët e tjerë që nuk mundën të ishin të pranishëm, duke falënderuar familjen për mbështetjen ndër vite.
Pas vlerësimit në Hollywood, Ramsay ka edhe një arsye tjetër për të festuar: shumë shpejt do të përjetojë një nga rolet më të bukura të jetës, atë të gjyshit. /Telegrafi/

