KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ESHR-Maqedoni: Sistemi informatikë i FSSH-së me dobësi serioze në mbrojtjen e të dhënave

ESHR-Maqedoni: Sistemi informatikë i FSSH-së me dobësi serioze në mbrojtjen e të dhënave

Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoni ka konstatuar mangësi serioze në sigurinë e sistemit informatik të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, duke paralajmëruar për mungesë të stafit, trajnimeve dhe kontrolleve të nevojshme për mbrojtjen e të dhënave.

Sipas raportit, gjatë periudhës 2023–2025, nga 42 vende të sistematizuara të punës në sektorin e informatikës, ishin plotësuar vetëm shtatë, ose 16.67 për qind. Madje, nuk ishte plotësuar as pozita e zyrtarit përgjegjës për sigurinë e sistemit informatikë.

Revizioni ka konstatuar se, ndonëse në vitin 2023 më shumë se 550 punonjës kishin ndjekur trajnim bazë për sigurinë kibernetike, më pas nuk janë organizuar trajnime të tjera dhe as simulime për të testuar nëse punonjësit mund t’i dallojnë sulmet kibernetike.

Mangësi janë evidentuar edhe në mirëmbajtjen e sistemit, pasi në periudha të caktuara nuk ka pasur kontrata aktive për mbështetje teknike. Gjithashtu, nuk është kryer testimi i plotë i sigurisë së sistemit për të identifikuar dobësitë e mundshme.

Probleme janë konstatuar edhe në ruajtjen e të dhënave. Fondi ka kopje rezervë, por nuk ka politikë të miratuar për rikthimin e tyre dhe nuk ka testuar nëse të dhënat mund të rikuperohen në rast incidenti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.