KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova renditet ndër vendet e para në Evropë për siguri, reagon Sveçla

Kosova renditet ndër vendet e para në Evropë për siguri, reagon Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi Kosova është renditur ndër pesë vendet e para në Evropë dhe në vendin e 14-të në nivel global në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Gallup, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi, Sveçla ka theksuar se Kosova ka marrë 90 pikë në perceptimin e sigurisë dhe besimit në rendin dhe ligjin, duke vlerësuar punën e institucioneve të sigurisë dhe përkushtimin e zyrtarëve të tyre.

Reagimi i plotë:

Edhe një vlerësim pozitiv për Kosovën në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025.

Sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar Gallup, në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, Republika e Kosovës renditet ndër pesë vendet e para në Evropë dhe zë vendin e 14-të në nivel global, me gjithsej 90 pikë në perceptimin e sigurisë dhe besimit në rendin dhe ligjin, duke tejkaluar kështu edhe mesataren botërore.

Ky vlerësim vjen si rezultat i punës profesionale dhe të koordinuar të institucioneve tona të sigurisë, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm të zyrtarëve tanë në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë publike. Garantimi i sigurisë së çdo qytetari mbetet prioriteti ynë, ndërsa përmes këtij angazhimi, Republika e Kosovës kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e paqes dhe stabilitetit jo vetëm në vend, por edhe në rajon dhe në Evropë.

Me vlerësim për punën e të gjithë zyrtarëve të institucioneve të sigurisë, riafirmojmë vendosmërinë tonë për të vazhduar këtë angazhim, për të forcuar kapacitetet institucionale dhe për të garantuar një mjedis gjithnjë e më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.