KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Raporti i Gallupit për 2025-tën: Kosova, ndër vendet më të sigurta në Evropë

Raporti i Gallupit për 2025-tën: Kosova, ndër vendet më të sigurta në Evropë

Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në Evropë sipas Indeksit Global të Ligjit dhe Rendit 2025, të publikuar nga kompania ndërkombëtare Gallup.

Sipas tabelës së publikuar në raport, Kosova ka marrë 90 pikë, duke u renditur në mesin e shteteve me performancën më të lartë në kontinent për perceptimin e sigurisë dhe rendit publik, shkruan IndeksOnline.

Në nivel evropian, Kosova qëndron e 5-ta, përpara një sërë shtetesh të zhvilluara, përfshirë Gjermaninë (86 pikë), Portugalinë (86), Kroacinë (86), Poloninë (84), Belgjikën (84), Italinë (82), Francën (81), Mbretërinë e Bashkuar (80) dhe Federatën Ruse (80).

Në rajon, Kosova renditet më lart se Shqipëria (86), Mali i Zi (84) dhe Serbia (82).

Në Evropë, vetëm disa vende kanë rezultuar me pikë më të larta se Kosova, përfshirë Zvicrën, Lituaninë dhe Norvegjinë (91 pikë secila), ndërsa Danimarka dhe Finlanda ndajnë të njëjtin rezultat me Kosovën, me 90 pikë.

Në nivel global, kryeson Taxhikistani me 96 pikë, i ndjekur nga Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me nga 95 pikë.

Indeksi Global i Ligjit dhe Rendit i Gallup mat perceptimin e qytetarëve për sigurinë personale, besimin në organet e rendit dhe përvojat me krimin, duke u bazuar në anketa të zhvilluara në dhjetëra shtete dhe territore në mbarë botën.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.