KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Deco theu heshtjen dhe zbuloi se për cilin lojtar Barcelona pendohet më shumë

Deco theu heshtjen dhe zbuloi se për cilin lojtar Barcelona pendohet më shumë

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zbuluar se për cilin futbollist klubi katalanas ka më shumë keqardhje që nuk arriti ta transferonte në “Camp Nou”.

Në një intervistë për emisionin “Tot Costa” të “Radio Catalunya”, Deco u pyet të zgjidhte mes tre emrave të njohur të futbollit: Julian Alvarez, Luis Diaz dhe Bernardo Silva.

Barcelona kishte pasur interesim për këta futbollistë, por për arsye të ndryshme nuk arriti t’i transferonte. Kur iu kërkua të tregonte se për cilin prej tyre ndiente më shumë keqardhje, drejtori sportiv nuk hezitoi shumë në përgjigjen e tij.

“Luis Diaz”, u përgjigj shkurt Deco, duke lënë të kuptohet se sulmuesi kolumbian ishte transferimi që Barcelona do të dëshironte më shumë ta kishte realizuar.

telegrafi.com

Diaz aktualisht është pjesë e Bayern Munichut, ndërsa Julian Alvarez luan te Atletico Madridi. Në ndërkohë, Bernardo Silva është pjesë e Manchester Cityt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.